JiL.al - Jeto i Lumtur

Zjarr në një banesë, 66-vjeçari ndërron jetë nga asfiksia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi banesa e tij në fshatin Qesarat të Sarandës u përfshi nga flakët.

Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ai ndërroi jetë pasi është asfiksuar nga tymi.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Scroll to Top