“Të dyja palët politike kanë frikë nga SPAK”/ Çfarë po paralajmëron

Jil
Jil
1 Min Read

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar çështjen e ish kryeministrit Sali Berisha me drejtësinë për çështjen e privatëzimit të ish kompleksit Partizani, theksoi se të dyja palët politike kanë frikë nga SPAK. I ftuar në “Real Story”, ai theksoi se “drama e Berishës po konsumohet në vetmi dhe pa spektatorë”.about:blank

“Një person i kësaj moshe nuk do të duhej të përdorte terma të caktuar. Mesa duket natyrisht është një strukturë që ka një numër garancish. Edhe GJKKO dhe SPAK-u por edhe struktura tjetër. Ne e dimë sesa të mbrojtura janë së pari ligjërisht nga kjo paketë e re dhe së dyti, mbrojtja që vjen nga ndërkombëtarët.

Sepse nëse sot drama e Berishës dhe e opozitës është një dramë që konsumohet në vetmi, në një diferencë totale të opinionit publik dhe një shfaqje pa spektator. Ti e di që jashtë parlamentit zakonisht rrinë 500 veta dhe e di pse nuk ka spektatorë. Sepse njerëzit po ndjejnë që këtu të dyja palët politike kanë frikë nga kjo strukturë.”, u shpreh Minxhozi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *