Drejtonte makinën i dehur dhe kryente manovra të rrezikshme,

Jil
Jil
2 Min Read

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar në Korçë, i cili në gjendje të dehur, kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi është konstatuar në unazën e qytetit të Korçës, duke kryer manovra të gabuara, me automjetin tip “Volkswagen”. Pasi është ndaluar nga shërbimet e policisë, 34-vjeçari ka kryer testin e alkoolit dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. S., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe A. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në lagjen nr.3, Pogradec, 41-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur motoçikletën në pronësi të shtetasit A. Xh., dhe më pas të dy këta shtetas janë konfliktuar duke i shkaktuar dëmtime të lehta njëri-tjetrit.

-A. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në afërsi të Qafë Thanës, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një kamionçinë tip “Benz”, një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *