Aksidenti tragjik me 5 të vdekur në Gjermani, e konfirmon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Hamburg- Tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ishin shqiptarë dhe jo bullgarë. Lajmin e konfirmon policia vendore.

Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA.

Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë.

Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi të hënën se ata ishin bullgarë.

Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori. Burimi sat1regional.de

Scroll to Top