JiL.al - Jeto i Lumtur

Media austriake shuplakë Shqipërisë: Qeveria e zhytur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Media publike austriake, ORF ka publikuar së fundmi një reportazh për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ka njohur një bum turistik gjatë këtij viti.about:blank

Por në reportazh theksohet se ky bum turistik po vjen me kosto për ambientin, duke nënvizuar betonizimin dhe ndërtimet pa leje. Ndër të tjera sillet edhe shembulli i Aeroportit të Vlorës, që po ndërtohet në një zonë të mbrojtur.

Por një pjesë e madhe e reportazhit i kushtohet situatës politike në Shqipëri. Gazetari thotë se drejtuesit e BE, Ursula von der Leyen dhe kancelari Olaf Scholz e vlerësojnë kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me BE-në, por kjo është vetëm fasadë.

“Kryeministri socialist Edi Rama është pro-evropian, por stili i tij i drejtimit kritikohet si mjaft autoritar. Qeveria po hetohet vazhdimisht për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar,” thekson ORF.

Rrjeti austriak ka intervistuar profesorin e Universitetit të Vjenës, historianin dhe njohësin e mirë të Shqipërisë, Oliver Jens Schmitt.about:blank

“Është e habitshme se si udhëheqja politike e Perëndimit bie gjithmonë brenda për figura si Edi Rama dhe pozicionohen pa u përpjekur që të shohin përtej fasadës. Nëse BE ecën me logjikën se ai është i gatshëm dhe i aftë për të bashkëpunuar, atëherë Rama përputhet me këtë logjikë. Por nëse bëhet fjalë për shtetin e të drejtës dhe funksionimin e demokracisë, atëherë situata në Shqipëri është problematike.

Edi Rama vetë është bërë i madh si politikan e të ashtuquajturës Parti Socialiste të post-komunizmit, të cilën e drejton me dorë të fortë, një një sistem që nuk është më demokraci funksionale,” thotë Schmitt.about:blank

Në reportazh thuhet se një seri zyrtarësh të lartë në Shqipëri janë dënuar për korrupsion dhe lidhje me krimin.

“Ish-ministri i Mjedisit është dënuar me gjysmë vite e burg për një incenerator, që ka zhdukur miliona euro. Ish-ministri i Brendshëm është dënuar me 5 vite burg për shpërdorim detyre. Ai ka ndihmuar një bandë mafioze shqiptare në Itali. Dhe ish-zëvendësi i Ramës dhe ish-zëvendëskryeministri është arratisur nga Shqipëria pasi hetohet për korrupsion dhe pastrim parash”.about:blank

Kryeministrit vetë nuk i është provuar ndonjë krim, raporton ORF. Por kjo nuk është provë se Rama është i pafajshëm, thotë Oliver Jens Schmitt.

Ai thotë se është paradoksale të mendosh se ai është i vetmi personalitet në këtë sistem që nuk e di për korrupsionin e kriminelëve dhe politikanëve të partisë së tij dhe tradhtohet prej tyre.about:blank

“Ministrat që shërbejnë poshtë tij, kanë ndikim shumë të kufizuar. Për të, kjo formë rotacioni është një mjet pushteti,” thotë Schmitt.

Scroll to Top