HBA-së për vrasjen me helmim të partnerit të saj 51-vjeçar, pak orë pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë. Ina Thea Kenoyer, u arrestua më 30 tetor me akuzën e vrasjes ndaj Edward Riley Jr.
Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga New York Post, Riley u sëmur menjëherë pas një takimi me avokatin e tij më 3 shtator për të vazhduar me një çështje trashëgimie prej 30 milionë dollarësh.
Sipas të njëjtit burim, Kenoyer bëri thirrje për ndihmë të nesërmen, por urgjenca e gjeti 51-vjeçarin pa ndjenja. Riley u dërgua në një spital ku vdiq të nesërmen, më 5 shtator.
Nekropsi në kufomën e tij tregoi helmimin si shkak të vdekjes. “Rasti është jashtëzakonisht i ngarkuar”, tha një zëdhënës i policisë, i cili falënderoi të gjithë ata që dhanë informacione për të “mbyllur” rastin.
Pas arrestimit të saj, Kenoyer po mbahet në burg derisa të sillet në gjykatë ndërsa hetimi është në vazhdim.