Është vënë në pranga drejtuesi teknik i një kompanie ndërtimi e cila po kryente punime në një objekt në Dhërmi, aty ku një ditë më parë humbi jetën një 44-vjeçar.
Ky i fundit raportohet se ra nga skela gjatë punimeve, dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 44-vjeçar që ra nga lartësia e një objekti në ndërtim, gjatë punës, dhe për pasojë humbi jetën gjatë rrugës për në spital, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin T. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit që kryente punimet në këtë objekt.