JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident në Fier, makina del nga rruga, humb jetën 29-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident me vdekje është raportuar në aksin rrugor “Fier-Seman”.

29 vjeçari banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë i riu.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Scroll to Top