22-vjeçari humbi jetën pasi u hodh nga katij i pestë

Jil
Jil
1 Min Read

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me rastin e vetëflijimit, ku 22-vjeçari i dha humb jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në Durrës.


Ngjarja ka ndodhur në qendër të Durrësit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. I riu ka rënë në ballkonin e katit të dytë, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se ai ndodhej në banesë me vëllanë dhe disa shokë, ndërsa prindërit kishin shkuar në Kosovë një ditë më parë. Ka qenë pikërisht vëllai ai që ka lajmëruar policinë, pasi ka ndodhur ngjarja tronditëse. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur marrjen e trupit të viktimës nga tarraca.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë të riun drejt këtij akti të rëndë të vetëflijimit, teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *