Pak ditë më parë qarkulloi në media lajmi se gazetari shqiptar Fahri Musliu, është babai i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ky i fundit i dha fund aludimeve duke sqaruar si qëndron e vërteta.
“Ky është babai im, Andelko Vuçiç dhe unë jam krenar për babain tim”, ka thënë Vuçiç në video.
Lajmi se kreu i shtetit serb mund të ishte djali i gazetarit Musliu qarkulloi në qarqet e opozitës dhe në organet mediatike serbe.
Këto të fundit kanë kontaktuar edhe Musliun, i cili ka mohuar gjithashtu që të jetë babai i Aleksandar Vuçiç.
Por ai ka pranuar se ka punuar për shumë vite me të ëmën e presidentit serb në Radio Televizionin e Serbisë, Angelina Vuçiç.
“Nuk e njoh Aleksandar Vuçiç. E ëma e tij ishte kolegia ime, por mes nesh nuk ka pasur asgjë më shumë përveç faktit se punonim së bashku. Deklarata të tilla janë vetëm spekulime”, ka thënë Musliu.about:blank
Ai ka refuzuar të komentojë faktin se lideri serb e përmendi emrin e tij, pasi nuk dëshiron të merret me shpifje, të kujtdo qofshin ato.
“Lërini serbët dhe shqiptarët të bëjnë qejf me budallallëqet, pasi e kanë në gjak të merren me shpifje dhe jetët e të tjerëve”, ka thënë Musliu, i cituar nga gazeta serbe “Danas”.