Pas stuhisë së të premtes dhe të shtunës Shqipëria sot është lëkundur nga tërmeti.
Dy lëkundje sizmike, sipas Institutit të Gjeoshkencave me magnitudë 4.1 dhe 3.8 ballë janë regjistruar ditën e sotme në orën 14:50:07 dhe 14:50:46 me epiqendër në Elbasan. Konkretisht epiqendra ka qenë në Bradashesh.
Goditja kryesore dhe pasgoditja ka qenë aq e fortë sa është ndjerë jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë dhe qytetet përreth. Thellësia ka qenë 5 dhe 15 KM për këtë arsye lëkundja është ndjerë shumë.
Qytetarët që e kanë ndjerë lëkundjen kanë dalë në rrugë nga frika. Paraprakisht nuk raportohet për dëme apo të lënduar nga lëkundja sizmike.