Dalin pamjet e grabitjes me armë në Ferizaj. Autorët

Jil
Jil
2 Min Read

KOSOVË- Pamje të reja po qarkullojnë në rrjetet sociale nga grabitja e armatosur që ndodhi para dy ditësh në Ferizaj, në afërsi të pikës së karburanteve “Hib Petrol”, në bankomatet që ndodhen aty.

Në videot e publikuara në Tik Tok, shihen personat e armatosur duke vendosur eksploziv pranë bankomatit.

Nga hetimet e para, hetuesit kanë mësuar se synimi i personave të maskuar ishin 3 bankomatet që gjenden skaj rrugës magjistrale në parkingun e qendrës tregtare ” Superviva” në Ferizaj.

“Personat e maskuar fillimisht me një mjet plasës kanë shpërthyer njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë, posa arrijnë patrulla e parë policore, të dyshuarit fillojnë të shtënë në drejtim të veturës së policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes”, kishte njoftuar policia. Rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë, grabitje e armatosur e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.​

Grabitja në Ferizaj

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës u sulmuan në Ferizaj nga katër persona që po tentonin të kryenin grabitje në në disa bankomate në magjistralen Ferizaj-Prishtinë. Armë AK-47 u përdorën për të kryer sulmin në drejtim të patrullës policore, e dyshimet e para thonë se katër të dyshuarit që ishin të pajisur me armë të gjata, ikën nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur me një veturë karavan, ngjyrë e zezë.Të dyshuarit ende nuk janë gjetur, e hetuesit policorë janë duke vazhduar punën për identifikimin e kapjen e tyre. E gjithë ngjarja ndodhi më 3 nëntor rreth orës 4:50, gjatë një tentim grabitjeje të armatosur te pika e karburantit të “Hib Petrol” në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

@ajeshqiptar Pamje nga grabitja e Armatosur ne Ferizaj #ferizaj05 ##kosova##ferizaj##hib##prishtinacity##prishtina##shqip ♬ original sound – Gjithçka n’Kosovë 🇽🇰

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *