Drejtonin mjetin pa patentë, bien në pranga dy të rinjtë

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme dy persona, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Në pranga kanë rënë dy të rinj përkatësisht të moshave 18 dhe 20 vjeç.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin 18 vjeç, banues në Shëndëlli, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *