U kap me kallashnikov në makinë në Lezhë, merret

Jil
Jil
2 Min Read

Nikoll Sherrniku, i cili u kap një vitë më parë në Lezhë me armë është dënuar me 5 vite heqje lirie. Sherrniku dyshohet se do të kryente atentat në Shëngjin. Bashkë me të u kap në makinë edhe Flutura Berisha, e cila është dënuar po me 5 vite heqje lirie. Sherrniku u kap duke udhëtuar me makinë të blinduar tip Toyota, ndërkohë që arma kallashnikov dhe dy radio marrëse policie jaë sekuestruar.about:blank

Kush është Nikoll Sherrniku?

Nikoll Sherrniku u arrestua nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se është personi që ka siguruar mjetet për të kryer të ashtuquajturën masakra e Don Boskos, ngjarje në të cilën ndërroi jetë bankierja, Mimoza Paja. Por kjo nuk është hera e parë që Sherrniku bëhet lajm për kronikën e zezë. Në vitin 2022, ai u ndalua bashkë me Flutura Berishën, ndërsa në mjet kishin një armë zjarri “tip” kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole. Bashkë me ta ishte dhe një i mitur, 15 vjeç, e të gjithë bashkë në momentin e ndalimit po vëzhgonin një ndërtesë në Kune të Shëngjinit. Me shumë gjasa për të kryer një vrasje.  Por në momentin që ka parë Policinë e Shtetit, Flutura Berisha ka dalë nga mjeti i blinduar me xhama të zinj, i llojit ‘Toyota’. Ajo ka marrë kallashnikovin dhe çantën ku mbante dy radio-marrëse si ato të Policisë së Shtetit. Berisha ka tentuar që t’i fshehë municionet, por është kapur në kohë nga efektivët. Kallshnikovi e radiot janë gjetur e sekuestruar gjithashtu. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *