JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhunoi barbarisht 3-vjeçaren, arrestohet edukatorja e kopshtit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Është shoqëruar në Komisariat edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë.

Kujtojmë se rasti është denoncuar në emisionin e njohur investigativ nga prindi i vogëlushes, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të përcaktuar mënyrën se si vajzës i është thyer këmba brenda kopshtit. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.

Scroll to Top