Ish-këshilltar i Metës, Ilir Kulla përfundon në SPAK

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka shkuar mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.about:blank

Nuk dihen ende arsyet përse Kulla është paraqitur në SPAK. Ndërkohë, teksa ka qenë duke u futur në ambientet e SPAK, Kulla ka thënë për gazetarët që nuk e di se për çfarë e kanë thirrur. 

Ai është fotografuar i vetëm, dhe pa avokat.

Në foto shihet momenti kur ai hyn në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme.

Kulla ka disa biznese në pronësi dhe më herët ka mbajtur disa detyra shtetësore. Së fundmi ka qenë edhe këshilltar i ish-Presidentit Ilir Meta.

Scroll to Top