JiL.al - Jeto i Lumtur

Brenda pak minutave aksident tjetë në Lushnjë, 75-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tjetër aksident ka ndodhur vetëm brenda pak minutave në Lushnjë, ku 75-vjeçari është rrëzuar në autostradën Çermë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem.about:blank

75-vjeçari drejtonte një motoçikletë dhe ka rënë në rrugë. Dy persona që udhëtonin me një mjet pas tij kanë parë sesi ka ndodhur dhe kanë ndaluar. Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë ndaluar mjetet e tjera për mos t’a dëmtuar.

Më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën për të bërë të mundur dërgimin e tij në spital. I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën udhëtonte.

Scroll to Top