Theu masën e sigurisë dhe organizonte lotari të palejuara

Jil
Jil
1 Min Read

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë policore se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, posedonte lëndë narkotike, organizonte lotari të palejuara dhe thyente masën e sigurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Multiple”.about:blank

Si rezultat u bë arrestimi shtetasit: E. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. D. është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të celularit të tij, shërbimet e Policisë gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *