Dëgjova të qarat e bebes”, gazetarja e njohur zbulon kush e gjeti

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me braktisjen e foshnjës që u gjet ditën e sotme në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Gazetarja Sara Demushi tha se foshnja është vënë re nga një zotëri në mënyrë të rastësishme, i cili sipas saj, teksa ishte duke pirë cigare, ka dëgjuar të qarat e foshnjës.

Ajo tha se Policia do të kqyrë pamjet e kamerave të sigurisë, që sipas saj, janë e vetmja mundësi për të zbuluar personin që ka lënë foshnjën aty.

Po ashtu ajo tha se foshnja mund të jetë sjellë nga një tjetër zonë, pasi banorët thonë se në lagje nuk ka pasur gra shtatëzëna.

“Në bodrumin e pallatit pas meje është gjetur një foshnjë e porsalindur. Kjo është e vetmja hyrje që në këtë kompleks futen automjetet, por nuk është e vetmja hyrje që futen qytetarët, pasi ka edhe hyrje të tjera. Është vënë re nga një zotëri që teksa pinte një cigare ka dëgjuar të qarat e fosnjës, ka vënë në dijeni autoritetet policore.

Fatmirësisht foshnja gëzon shëndet të plotë. Grupi hetimor do të bëjë edhe kqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, e cila është e vetmja gjë që ata kanë në dorë për të zbuluar kush e ka lënë foshnjën atje.

Mbetet për t’u parë si do të jenë zhvillimet rreth asaj që do të nxirret në orët në vijim. Banorët janë shprehur se nuk ka pasur ndonjë zonë aty pranë shtatzënë dhe dyshohet se foshnja mund të jetë sjellë nga një person tjetër jashtë kësaj hapësire dhe të jetë lënë aty”, është shprehur gazetarja.

Scroll to Top