Aksident i frikshëm në Durrës, autobusi merr përpara

Jil
Jil
2 Min Read

Glorildo Halili 28 vjeç është arrestuar sot nga policia në qytetin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Itala si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Për Halilin, Gjykata e Torinos ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”.about:blank

“Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të koordinuara ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Glorildo Halilit, 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *