Një aksident rrugor është raportuar në Qafë Gjashtë në Sarandë. Një furgon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet janë përplasur.
Mësohet se makina i ka prerë rrugën furgonit duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe aksidentin.
Sakaq shoferët janë shoqëruar në polici, bëhet fjalë për Shkëlqim Nikolla, shoferi i furgonit dhe Iris Skora drejtuesi i automjetit tjetër. Raportohet se nga aksidenti nuk ka të plagosur.