E pazakontë në Maliq, disa persona shkatërrojnë një varr,

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjare e pazakontë ka ndodhur në Korçë, ku sipas pretendimeve të një të moshuare, disa persona kanë dhunuar varrin e babait të saj.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashtëmi të Maliq, ku sipas të moshuarës, familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, kanë dhunuar varrin e babait të saj duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Dhunimi i varreve”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. A., 80 vjeçe, banuese në fshatin Vashtëmi, Maliq, se disa ditë më parë, familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, kanë dhunuar varrin e babait të saj, duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *