JiL.al - Jeto i Lumtur

Protesta për 3-vjeçaren/ Balla: Do të shkoja dhe unë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se do të kishte protestuar dhe vetë ai lidhur me rastin e 3 vjeçares që i theu këmbën edukatorja.

Sipas tij reagimi i policisë dhe institucioneve të tjera ka qenë i duhur.

Ai thotë se ndjek me vëmendje çdo rast.


“Do të kisha protestuar dhe unë. Reagimi i policisë dhe institucioneve të tjera ka qenë i duhur. Përshëndes dhe reagimin e shoqerisë. Policia zbatoi urdhërin e prokurorisë për ndalimin e edukatores.”, tha Balla.about:blank

Gazetarja: Që është disi i vonuar duhet të themi apo jo sepse ngjarja ka ndodhur në datë 1.

“Vendimet e drejtësisë unë nuk i komentoj asnjëherë. Ndërkohë që veprimet e tjera të Policisë së Shtetit, besoj që jeni njohur. Kolegu juaj gazetar Saimir Kodra ka komunikuar drejtpërsëdrejti me mua që nga momenti i parë, që nga ai moment janë bërë të gjitha verifikimet që lidhen me hetimet që duhet të kishte bërë në kohë Policia e Shtetit, dhe prandaj ne kemi ngritur një akuzë për shpërdorim detyre ndaj dy punonjësve të Policisë së Shtetit. Dhe ky është rasti për të kujtuar se çdo lloj forme mosreagimi në kohë është një bashkëpunim me dhunuesit. Dhe prandaj edhe në rastin e vajzës në Vlorë, përsëri reagimi i ministrit të Brendshëm dhe i agjencive të tjera ligjzbatuese ka qenë dënues për rastin e dy punonjësve të policisë, të cilët nuk bënë akt-ekspertimin në kohë për vajzën, kështu që procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit vijon. Të jeni të sigurt që unë ndjek më vëmendje çdo rast, nuk pata mundësi t’i takoja protestuesit për shkak se u larguan më shpejt se sa duhet…”, u shpreh Ministri i Brendshëm.


Gazetarja: Faktikisht nuk u larguan më shpejt se sa duhet, sepse prindërit dhe qytetarët e Tiranës protestuan për rreth 2 orë.

“Nuk është korrekte kjo nga ana juaj e vërteta është që unë këtu zbrita dhe ju gjeta vetëm ju. Por ajo që ka rëndësi, mendoj që është mesazhi, është që tani është momenti të lemë drejtësinë të bëjë detyrën e vetë. Ndaj drejtësisë besoj që kemi të gjithë këtë besim. Drejtësia e re që ka lindur tashmë mbi ato gërmadhat e drejtësisë së vjetër po jep shenja të duhura.Kujtojmë se edukatorja që i theu këmbën vajzës 3 vjeç në kopsht, rast që u denoncua nga emisioni Stop në Tv Klan, u arrestua pasditen e sotme.”, tha Balla.

Scroll to Top