TIRANË- Akuzohet se porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, arrestohet Dritan Rexhepi në Stamboll.
Ai ishte në Stamboll, i kamufluar me pasaportë kolumbiane me emrin Benjamin Garcia.
Lajmi u bë i ditur nga ministri turk i brendshëm, Ali Yerlikaya, i cili njoftoi se kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi, është arrestuar në operacionin e emëruar “Kartel” në Istanbul.
Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.
Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj.
Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. Ai cilësohet si personi më i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Ja pamjet e arrestimit të tij