Atentat, vritet shqiptari në Ekuador.
Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri teksa po pushonte në një automjet jashtë spitalit Luis Vernaza, në Guayaquil te Ekuadorit.
Shqiptari, i identifikuar si Arjanit Rizaj, rreth 53 vjeç, ka shoqëruar bashkëshorten në spital sepse babai i saj ishte i shtruar.
Por duket se ky ka qenë momenti më i volitshëm për atentatorët që me sa duket kishin kohë që e ndiqnin.
Ende mbeten mister shkaqet e këtij ekzekutimi.