Shoferi furgonit ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur në Përmet

Jil
Jil
1 Min Read

Një 36-vjeçar është ndalur mbrëmjen e sotme në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.

Sipas burimeve policore, autori i dyshuar, shtetasi me iniciale N. J., punonte si shofer i furgonit që transportonte nxënësit.  Sakaq mësohet se 36-vjeçari ngacmonte seksualisht të miturën për rreth një vit.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë, Përmet

Ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare në furgonin me të cilin transportonte nxënësit, ndalohet 36-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare se drejtuesi i furgonit që transportonte nxënës shkolle, e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme përreth 1 viti, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i punës, është bërë kapja e shtetasit N. J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë ndalimi i tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *