Shpërndante kanabis pranë shkollave në Dibër, shpallet

Jil
Jil
1 Min Read

Dibër – Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Peshkopisë pasi akuzohet se shiste kanabis të ndarë në doza.about:blank

20-vjeçari i identifikuar me inicialet Xh.K., kryente veprimtarinë kriminale në qytetin e Peshkopisë dhe në afërsi të shkollave.

Policia bën me dije se në momentin që 20-vjeçari ka parë që po i afroheshin efektivët e policisë, brenda një lagjeje në qytetin e Peshkopisë, ka futur dozat me canabis brenda në mjetin e tij dhe më pas është larguar me vrap, duke përfituar dhe nga terreni.

Gjatë kontrollit në mjetin e 20-vjeçarit, i’u gjetën dhe sekuestruan dozat e canabisit të gatshme për shitje.

Po ashtu, një tjetër 34-vjeçar në Bulqizë është vënë nën hetim pasi në automjetin e tij iu gjet një sasi kanabisi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V.S., 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e këtij shtetasi i’u gjet dhe sekuestrua një sasi canabisi,”- njofton policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *