Dyshohet se u dëmtuan në çerdhe dhe kopsht, dy të mitur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mësohet se dy të mitur, një 4 vjeç, që frekuentonte kopshtin dhe një dy vjeçare, kanë përfunduar të dëmtuar në spital. Policia ka nisur hetimet.

“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopsht në rrugën “Peti”. Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.”, thuhet në njoftim.

Policia e Tiranës, duke marrë shkas dhe nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në një kopsht privat në kryeqytet, ka nisur hetimet për dy raste. Mësohet se dy të mitur, një 4 vjeç, që frekuentonte kopshtin dhe një dy vjeçare, kanë përfunduar të dëmtuar në spital. Policia ka nisur hetimet.

Scroll to Top