Ka rënë në prangat e policisë i riu që plagosi me armë zjarri 27-vjeçarin në Fier.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen e një 27-vjeçari në Fermë Çlirim, pas disa minutash ndjekje nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariati i autorit të dyshuar, shtetasit, me të cilin po kryhen veprimet procedurale hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ndodhi në Fermën Çlirim pas një konflikti me disa persona për motive të dobëta. Aktualisht, 27-vjeçari u dëmtua në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.