JiL.al - Jeto i Lumtur

Me fishekë dhe krëhër pistolete në makinë, arrestohet në pikën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të tentativës për të trafikuar nga vendi ynë, municion luftarak. Në pranga është vënë 54-vjeçari N.S, banues në fshatin Zejmen, Lezhë.about:blank

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi N. S. Nga kontrollet, në çantën e këtij shtetasi u gjetën 50 fishekë luftarak dhe një krehër pistolete, të cilët tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, në kundërshtim me ligjin. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 54 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top