Transportonte emigrantë ilegal, arrestohet në flagranc

Jil
Jil
2 Min Read

Një 58-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.about:blank

Policia e Korçës tha se arrestimi i durrsakut erdhi pas një hetimi dy mujor, ndërsa u kap duke transportuar 26 emigrantë.

Operacioni i finalizuar pas hetimeve 2-mujore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap duke transportuar me automjet (furgon) kundrejt pagesës, 26 emigrantë, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Sekuestrohet furgoni me të cilin po transportoheshin këta shtetas dhe 2 aparate celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, pas hetimeve 2-mujore të kryera për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 23”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 58 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin rrugor “Bilisht-Pogradec”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.about:blank

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *