Pese shtetas shqiptare jane shpetuar nga zona e Gazes ku kishin mbetur si pasoje e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.
Ministria e Jashtme njoftoi se pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.
Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.