E rëndë/ Humb jetën i mituri, ja arsyeja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një fëmijë 2 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u la në një autobus shkolle për tetë orë në vapë përvëluese 37 gradë Celsius.

Ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo.

Nëna e fëmijës Kaliane Rodrigues thotë se djali i saj Apollo Gabriel Rodrigues po qante ndërsa hipi në automjet pasi nuk donte që të shkonte në shkollë atë ditë.

Ai ishte i vetmi nga fëmijët që mbeti në mjet pasi dyshohet se u harrua nga shoferi dhe gruaja e tij që punonte si fatorino.

Shoferi 45-vjeçar, i quajtur në vend si Flavio Robson Benes, zbuloi fëmijën pa ndjenja në një sedilje të pasme të automjetit.

Ai dhe partnerja e tij janë marrë në pyetje nga policia si pjesë e një hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top