Një banesë është përfshirë nga flakët në Belgjikë, dhe si pasojë kanë humbur jetën shtatë anëtarë të një familje.about:blank
Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka ardhur si pasojë e një incidenti dhe në ato momemente familja po flinte.
“Fëmijët, katër vajza nga mosha 5 deri në 14 vjeç, të gjithë ndiqnin shkollën dhe prindërit e tyre ishin të përfshirë në mënyrë aktive në jetën shoqërore të komunitetit. Jam i shkatërruar, kaq shumë të vdekur nga zjarri, nuk kam parë diçka të tillë për 30 vjet”, tha kryebashkiaku Eric Dozon. Kjo tragjedi e ka zhytur në zi këtë qytet që ndodhet midis Namurit dhe Lièges.
Zjarri dyshohet se ka nisur aty ku ndodhej një divan dhe tymi toksik i lëshuar nga djegia e divanit rezultoi fatal për familjen, tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Liege. Sipas saj, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër, nga një qiri ose një cigare e ndezur.
Zjarrfikësit shkuan me shpejtësi në vendngjarje, por nuk mundën të hynin në shtëpinë, e cila tashmë ishte përfshirë nga flakët.
Lexo edhe:
Ndodh në Itali – Shqiptari tenton ti vejë flakën godinës së prokurorisë
Merr flakë në ecje makina në Gjirokastër, digjet plotësisht
“Kur mbërritëm, fasada ishte kthyer tashmë në një mur zjarri, flakët po e përfshinin ndërtesën nga kati përdhes në katin e dytë”, shpjegoi drejtuesi i tyre, Christoph Zando. Sipas Zando, shtëpia nuk kishte detektorë tymi.