Gazeta italiane ‘La Repubblica’ i referohet sot marrëveshjes Itali- Shqipëri për krijimin e dy qendrave të mbyllura për emigrantët e parregullt në veri të Shqipërisë dhe reagimin e Komisionit Europian.about:blank
Siç shkruan gazeta, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me këtë, theksoi se “kjo marrëveshje nuk cenon ligjin komunitar, sepse është vendosur jashtë saj”.
Në të njëjtën kohë, shton gazeta, komisionerja deklaroi se “duket se marrëveshja specifike do të zbatohet për operacionet e shpëtimit të anijeve italiane në det të hapur, pra jashtë ujërave territoriale italiane dhe europiane”.
La Repubblica komenton se ky konstatim bazohet në logjikën që operacionet e shpëtimit në ujërat territoriale evropiane përfshijnë zbatimin e detyrueshëm të ligjit evropian të azilit, siç parashikohet nga traktatet përkatëse dhe Rregullorja e Dublinit.
Gazeta, në fund, vlerëson se deklaratat përkatëse të komisioneres nuk i japin “kalimin e lirë” marrëveshjes dhe evidenton një kontradiktë thelbësore në atë që ka të bëjë me protokollin e bashkëpunimit italo-shqiptar. Me fjalë të tjera, ai kujton se protokolli përkatës ka të bëjë vetëm me operacionet e shpëtimit të Rojes Bregdetare italiane dhe Policisë, shumica e të cilave, megjithatë, zhvillohen brenda ujërave territoriale italiane, ku, siç theksohet, duhet të zbatohet ligji europian.