E rëndë/ Dhunohet dhe digjet me cigare një e mitur

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje tmerruese ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 2 vjeçe është dërguar në spital me shenja djegie cigaresh në trup.

Gazetarja Fjona Çela raporton se ‘mbrëmjen e së mërkurës më datë 15.11.2023 është paraqitur në Urgjencën e Pediatrisë një vajzë dy vjeçare me shenja të djegies në trup shkaktuar nga cigarja’.

‘Vajza është identifikuar me inicialet A. R., e datëlindjes 01.08.2021. Ka dyshime të forta që krahas djegies me cigare vajza të jetë dhunuar nga burri i hallës rreth të 40-ave.

Pas paraqitjes në Urgjencën e Pediatrisë ajo është shtruar në pavion, ndërsa paraditen e sotme është dërguar në reanimacion në gjendje të rëndë, me prani edhe të mjekut ligjor.

Të dhënat janë siguruar nga burime konfidenciale për SYRI TV, dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga QSUT apo Ministria e Shëndetësisë’, bën të ditur gazetarja.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *