54-vjeçari: Kur u thashë s’kam lekë, më goditën me qytën e armës

Jil
Jil
1 Min Read

Tre persona hynë në shtëpi, më kërkuan lekët dhe më dhunuan, tregon për mediat 54-vjeçari që ra pre e një grabitjeje.

Pronari i shtëpisë, ku persona ende të paidentifikuar hynë për të vjedhur tregon se u dhunua rëndë nga autorët. Kur u thashë se s’kam para, më qëlluan me qytën e armës dhe më lanë të shtrirë në tokë, rrëfen Sokol Bajgora.

“Isha në gjumë kur dëgjova një zhurmë të fortë. Mendova se ishte ndonjë mace. Pastaj ranë pjatat e bufesë. U ngrita dhe dola nga dhoma. Ishin tre veta me armë. U futën brenda. Më kërkuan lekë dhe u thashë s’kam. Më qëlluan mbi pesë gjashtë herë në kokë me qytën e armës. Donin të më lidhnin këmbët dhe duart. E kthyen shtëpinë përmbys. E kthyen krevatin përmbys dhe më lanë poshtë. Nuk kishim drita, mezi dola nga dritarja. Dola të kërkoj ndihmë. Ishin me maska”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Blatëz të Fierit ku persona ende të paidentifikuar hynë për të vjedhur, por nuk morën asgjë. 54-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, pritet hetimi për ngjarjen dhe identifikimi i autorëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *