Një tjetër ngjarja e rëndë ka ndodhur në një çerdhe, këtë herë në Krujë. Sipas policisë, një vajzë e mitur 4-vjeçe është rrëzuar në çerdhe dhe për pasojë ka pësuar dëmtime në dorë.
Vajza është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.
Materialet i kal uan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë që pak ditë më parë u denoncua një rast i dhunës në një çerdhe private në Tiranë, e cila ishte e pa licencuar.
Në pranga u vu edukatorja Majlinda Dehima, e cila akuzpjet për “keqtrajtim i të miturit”
Majlinda Dehima ka mohuar dhunën duke deklaruar se nuk e ka prekur me dorë 3-vjeçaren.
Dehima ka shtuar se nuk e ka kuptuar që vajza e mitur kishte thyer këmbën, teksa u ka kërkuar ndjesë familjarëve të 3-vjeçares për ngjarjen e ndodhur.