Tiranë/Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj;
– 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, është konfliktuar dhe ka goditur me grusht shtetasin 36 vjeç, banues në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 25-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit, 20 vjeç, 20 vjeç, 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit 19 vjeç, 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Gjithashu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:about:blank
– 20 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis;
– 46 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.about:blank
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. D., 49 vjeç, banues në Krujë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:about:blank
– 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.