“Çmenden” protestuesit dhe djegin flamurin e NATO-s

Jil
Jil
1 Min Read

Një protestë po mbahet në Athinë në kujtim të 50-vjetorit të kryengritjes studentore të politeknikumit të kryeqytetit grek, teksa të pranishmit kanë djegur flamurin e NATO-s dhe SHBA-së.about:blank

Bëhet me dije nga mediat e huaja se mijëra grekë po marshojnë jashtë ambasadës amerikane kundër politikave amerikane në Greqi në vitet e diktaturës së kolonelëve. Ata kundërshtojnë rolin amerikan edhe gjatë luftës që po zhvillohet në Gaza.

Nga ana tjetër njoftohet gjithashtu se protestuesit kanë paralajmëruar tubim jashtë ambasadës së izraelit në Athinë, por policia thotë se nuk do ta lejojë atë.  Në zonë ndodhen mijëra forca policore të mbështetura nga dronë dhe helikopterë.

5500 policë, helikopterë dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse janë vendosur në alarm të kuq sot në Athinë për ruajtjen e rendit gjatë protestave që kanë nisur në kujtim të 50-vjetorit të  kryengritjes studentore të politeknikumit të Athinës.

Sipas policisë, qendra e Athinës është mbyllur për automjetet që prej orës 13:00 dhe deri në përfundim të protestave, ndërkohë që edhe stacionet e metrosë Panepistimio, Sindagma, Evangjelizmos dhe Megaro Muzikis janë të mbyllura.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *