Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Kosovës njofton se një serb është arrestuar nën dyshime për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë.

Sipas njoftimit, i arrestuari është S.N, i lindur më 1964 në komunën e Vushtrrisë.

“I njëjti është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinjë, pasi dyshohet për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, u tha në njoftim.

Prokuroria Speciale, që merret me rastet e krimeve të luftës, ende nuk ka ofruar informacione për këtë rast. Policia tha se i dyshuari pritet të merret në pyetje në prezencë të avokatit të tij mbrojtës

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *