JiL.al - Jeto i Lumtur

Tragjedi në koncertin e Taylor Swift, ndërron jetë një fanses

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tragjedi në koncertin e Taylor Swift në Brazil. Ndërron jetë një fanse!

Taylor Swift është shprehur se ndihet e shkatërruar pasi një fans ka ndërruar jetë para pak kohë se koncerti i saj të fillonte në Rio de Janeiro, të premten.

Këngëtarja e njohur ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, pak kohë para se një nga tre koncertet e saj të fillonte në qytetin brazilian, si pjesë e turneut të saj botëror, “Eras”.

Ajo u shpreh se ndihet e trishtuar por që nuk do preferonte të fliste rreth kësaj ngjarjeje në skenë.

“Nuk më besohet që po shkruaj këto fjalë por me zemër të copëtuar, them se humbën një fans pak kohë para se koncerti im të fillonte sonte. Nuk mund ta shpreh dot me fjalë trishtimin që ndjej. Momentalisht kam vetëm pak informacione përveç faktit se ishte shumë e bukur dhe shumë e re”, shkruan Taylor në postimin e saj.

Ajo ka dhënë ngushëllimet e saj për miqtë dhe familjarët.

Sipas gazetave braziliane, fansa quhej Ana Clara Benevides dhe ishte 23-vjec. Sipas raportimeve, vajzës i ka rënë të fikët gjatë fillimit të koncertit dhe ka pësuar një arrest kardiak.

Pas kësaj ngjarjeje, Swift ka ndërprerë për pak kohë koncertin e saj, në mënyrë që fansat e saj të pinin sa më shumë ujë.

Scroll to Top