Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një mjeke është vrarë teksa po futej në makinë me bashkëshortin e saj, po ashtu mjek, në zonën e Reggio Calabria.
Mjekja 67 vjeçare, Francesca Rom eo, po hipte në makinë, kur 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar. Ajo ka mbetur e vrarë, teksa bashkëshorti është plagosur.
Policia e Reggio Calabria ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e këtij krimi, ndërkohë që ka nisur hetim nga prokuroria e Palermos.
Një nga pistat e hetimit është dhe lidhja me krimin e organizuar.