A ka sjellë probleme shfaqja në Teatër? Ish-banori i BBV1

Jil
Jil
2 Min Read

Aktori shqiptar si dhe ish banor i Big Brother 1 Igli Zarka ka rrëfyer prapaskenat e rolit nudo në  teatër të shfaqjes “Equus” të mbajtur në vitin 2017.

Përmes një interviste televizive ai shprehet se fotoja e tij nudo nga skena e teatrit bëri shumë bujë në rrjete sociale, ndërsa në botë, sipas aktorit kjo është një gjë normale.

Igli: Rastësisht provën gjenerale kur për herë të parë dola nudo më zuri gjumi, hera e parë në jetë mua më zë gjumi para provës gjenerale, gjithmonë kam emocione, por nuk e di pse, ndoshta stresi, pagjumësia e orëve të punës, dhe shkoj gjysmë ore në teatër dhe nuk e dija që gjithë salla e teatrit ishte plot me gazetarë sepse lajmi ishte përhapur. Shkoj përqafoj regjisorin, i cili ka qenë një udhërrëfyes në atë kohë për mua, dhe sot e kësaj dite. I them sot është dita? Po sot është dita, e kryej shfaqjen dhe në fund marr vesh që e gjithë salla ka qenë me gazetarë dhe se fotoja të natë kishte qarkulluar aq shpejt në rrjet sa dilja unë dhe Edi Rama, unë dhe Edi Rama gjithandej. Të them të vërtetën nuk e kam menduar kurrë si një pengesë apo si një problem. Në realitetin shqiptar ndoshta mund të bënte një bujë, mund të thyente një tabu, apo të kalojmë kufirin, Kosovë, Mal i Zi e më tutje nuk është asgjë e veçantë të jem i sinqertë.

Moderatorja: Ishte vendim i vështirë?

Igli: Nuk ishte vendim aspak i imi në fakt, unë shkova në audicion dhe personazhi e ka të caktuar nga autori atë gjë, pra si mund të jesh përballë Zotit me rroba i veshur, madje ka rituale në Bibël, prifti shkon përpara kryqit i zhveshur dhe vetëndëshkohet.

Moderatorja: Besoj ndikoi suksesi dhe buja e atij roli në karrierën tënde.

Igli: Po, sigurisht që po, ishte një nga hapat shënues të karrierës sime.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *