U vra nga i dashuri në Spanjë, I jepet lamtumira e fundit

Jil
Jil
2 Min Read

Plot 9 vite më parë Sibora Gagani, e reja shqiptare u vra nga i dashuri i saj. Ajo ishte vetëm 22-vjeç kur u pa për herë të fundit. Shqiptares i është dhënë lamtumira e fundit nga familja dhe të afërmit. Trupi i pajetë i saj u gjet rreth 5 muaj më parë i murosur në një apartament në Torremolinos, në Spanjë.about:blank

Nëna e Siborës mes lotësh dhe dhimbjes i ka dhënë lamtumirën e fundit në Itali vajzës së saj, ndërsa shprehet se është e shkatërruar dhe se bashkë me vajzës edhe ajo ka vdekur.

“Marco shkatërroi jetën e vajzës time, por në të njëjtën kohë mori edhe jetën time. Zemra ime ka vdekur bashkë me të”, shprehet ajo.

Këto janë fjalët e një nënë e cila për nëntë vite nuk kishte asnjë informacion për vajzën e saj dhe më pas merr vesh lajmin e kobshëm se të bijën ia kishin vrarë dhe zbulon se trupi ishte murosur në një apartament.

Ishte pikërisht vrasja e një gruaje tjetër, më 17 maj, nga i njëjti burrë në të njëjtin qytet, ajo shkaktoi edhe njëherë rihetim të ngjarjes, dhe pas kontrolleve të vazhdueshme policia arriti të gjente trupin e Siborës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *