Vodhën dhe futën me forcë 18-vjeçarin në automjet,

Jil
Jil
2 Min Read

vodhën me dhunë varësen e floririt dhe celularin një shtetasi, si dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur me forcë në automjet, për disa orë, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Policisë, identifikohen 3 autorët e dyshuar. 2 prej tyre u kapën dhe u vunë në pranga, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit.about:blank

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se tre shtetas i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, si dhe e kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 18-vjeçar, duke i hequr lirinë për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në rrugën “Loni Ligori”, në Unazë të Re, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari, si dhe e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *