Nga burimet bëhet me dije se është djegur një automjet tip Ford rreth orës 6 të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes Savër të Lushnjes.
Drejtuesi i mjetit kishte ardhur punëtorët si çdo mëngjes dhe kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorrit.
Ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se mjeti të digjej totalisht.
Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të Zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur asgjë.
Fatmirësisht në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet.
Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike pasi mjeti ishte i ndezur.