Drejtonte automjetin nën efektin e kokainës, policia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 28 vjeçar u arrestua pasi u konstatua se po drejtonte makinën nën efektin e kokainës. about:blank

Fillimisht policia kishte konstatuar se makina Toyota Rav- 4 po lëvizte me shpejtësi dhe mund të përbënte rrezik për qytetarët e Tiranës. 

Policia ndaloi automjetin që drejtohej nga 28 vjeçari dhe brenda së cilës ishin dhe dy psaagjerë, 

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit Mikel Manxharaj 28 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë.

I riu është shoqëruar në komisariat dhe nga verifikimi me drogëtestues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC (kokainë) ,informoi sot policia e Tiranës. 

U bë menjëherë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.about:blank

Për Mikel Manxharaj është vendosur dhe gjoba 61 mijë lekë dhe pezullimi i lejes së drejtimit 24 muaj si dhe iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit. 

Me arrestimin e tij shkon në 33 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Scroll to Top