Ushtria izraelite godet me artileri disa zona në Liban

Jil
Jil
1 Min Read

disa zona në Liban. Ushtria izraelite në një deklaratë theksoi se në rajonet e saj veriore ishin aktivizuar sirenat për shkak të raketave të lëshuara nga Libani.

Në ato sulme me raketa nuk ka patur të plagosur ndërsa një zjarr ka rënë në zonën afër kufirit.

Gjithashtu raportohet se njësitë e artilerisë së ushtrisë izraelite kanë goditur shumë zona në Liban mëngjesin e sotëm.

Ushtria izraelite shënjestroi zonat nga të cilat u hodhën raketa ndaj Izraelit.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufi, që nga 8 tetori, janë vrarë 76 anëtarë të Hezbollahut dhe 6 ushtarë izraelitë.

Tensionet janë përshkallëzuar përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Libanit dhe herë pas here ka pasur shkëmbime zjarri midis forcave izraelite dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor.

Të paktën 13 mijë palestinezë janë vrarë, përfshirë më shumë se 9 mijë gra dhe fëmijë ndërsa më shumë se 30 mijë janë plagosur në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite që nga 7 tetori.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i izraelitëve të vdekur është 1.200.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *