Mbyllet seanca, Apeli cakon datën për vendimin

Jil
Jil
2 Min Read

Pas orësh të gjata seancë gjyqësore, Apeli i posacëm nuk e ka dhënë këtë të hënë një vendim lidhur me ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Në përfundim të gjykimit për ditën e sotme, Apeli i GJKKO me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi shty vendimin për mesditën e së martës.

Në njoftimin shpërndarë mediave, thuhet se vendimi pritet të shpallet ditën e martë ora 11:00.

Ish-kryeministri, Sali Berisha i akuzuar për korrupsion është nën hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, por ai refuzoi edhe këtë të hënë t’i përgjigjet thirrjes së SPAK Njoftimi i gjykates:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi , me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *